“U bë xheloze dhe nuk më foli dy ditë…” ishte një prej deklaratave të Stines për partneren e tij pas klipit “Bella”, të cilën e publikoi disa javë me parë. Megjithatë, i ftuar në programin “Oktapod” tha se “mëria” dyditore ishte veÒ«se një batutë dhe nuk kishte asgjë të vërtetë në këtë mes.
Megjithatë, përtej lajmeve që shkruhen në media e portale, duket se në këtë marrëdhëie xhelozi është Stine. Kështu të paktën thonë disa burime të afërta me këngëtarin me këngëtarin për për Bluetooth. Ndonëse ka folur në disa raste, Stine nuk ka dhënë shumë informacione për Gracian, e cila në fakt është gjithashtu këngëtare, madje ka realizuar kohë më parë edhe një videoklip. Që nga zyrtarizimi i marrëdhënies me Stinen, Gracia shfaqet gjithnjë e më pak në publik, madje është tërhequr edhe nga aktivitetet e saj në muzikë.
Tani që janë bërë edhe prindër të një vajze, Stine dhe Gracia duan ta ruajnë sa më private kohën e tyre me të voglën dhe t’i gëzohen lumturisë së rritjes së saj, larg syve kureshtarë dhe lajmeve mediatike.