Pas sezonit të parë të suksesshëm, Netflix po përgatitet të sjellë serialin e dytë. “The Protector”, projekti me aktorin Cagatay Ulusoy (Sarp i ‘I Infiltruari’) në rolin kryesor, Netflix Turkiye ka njoftuar se së shpejti po vjen një serial i dytë.
Në këtë serial, kompania e produksionit mësohet se është marrë vesh me aktoren e famshme turke, Beren Saat. Nuk janë mësuar ende aktorët e tjerë që do të luajnë përkrah Saat dhe as emri e tema e serialit të ri. Netflix njoftoi marrëveshjen me Saat me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Mirë se erdhe, edhe ne të kemi pritur”, shkruhej në mesazhin e Netflix Turkiye në Twitter.
Me fuqinë e madhe të Netflix nga pas, seriali i ri i Beren Saat pritet të shfaqet në të gjithë botën.
Aktorja e njohur rikthehet në ekran pas një kohe të gjatë pushimi. Për mungesën e Saat është aluduar shumë, madje ka pasur dyshime se ajo nuk pranonte të nënshkruante kontrata pa vendosur një shifër të majme. Megjithatë, suksesi i serialit të parë e ka bindur Bihterin të mos e mendojë dy herë ofertën.