Një anomali duket se ka ndodhur në bordin e avionit British Airways, i nisur nga SHBA-të drejt Britanisë duke e bërë atë të deklarojë gjendjen e emergjencës në ajër. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe, siÒ« bëjnë me dije mediat ndërkombëtare, avioni ka dhënë alarmin ende pa zbritur në Londër.
Me sa mësohet nga mediat britanike, avioni BA2607, i nisur nga Naples(Florida), ka vënë re një problem teknik, ndërsa fluturonte mbi ishujt Channel.

Pasi ka lënë aeroportin e Ndërkombëtar në Naples, në orën 11:26 am (me orën lokale), 20 minuta pas orarit të shpallur, ka mbërritur në aeroportin e Gatwick (Londër) në orën 13:01 pm.
Nuk dihen ende shkaqet pse avioni ka paralajmëruar gjendjen e emergjencës, por sipas një burimi për tabloidin britanik Express.co., pilotët e British Airways shpallën emergjendën pasi vunë re një problem teknik. Më pas, situata është normalizuar dhe të gjithë pasagjerët në bord janë siguruar për mbërritjen në destinacion.
I njëjti avion është kthyer në aeroportin e Naples muajin e kaluar, pas raportimeve për një “erë kimike” në bord.
