U bënë disa vite që i është larguar pistës, por të gjithë e dinë se emri i Klodiana Shalës është shkruar në shumë Ò«mime, kupa dhe medalje. Më në fund, pas mijëra kilometrash, Klodi është nderuar sot me titullin “Mjeshtër i madh” nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Fituesja e disa Ò«mimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Klodiana Shala, është nderuar me Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për veprimtarinë e shquar dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura si sportiste e nivelit të lartë në atletikë, gjatë veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e renditur Shqipërinë në majat më të larta të sportit”.

Ndërkohë, gjatë paradites së sotme, Presidenti Nishani ka pritur edhe atleten Luiza Gega, e cila u shpall pak ditë më parë nënkampione e Evropës në Kampionatin Evropian të Atletikës në Amsterdam të Holandës, së bashku me trajnerin e saj, Taulant Stërmasi. Pasi e përgëzoi atleten shqiptare për rezultatet e arritura në garat ndërkombëtare, i premoi asaj rritje të vëmendjes dhe mbështetje nga institucionet përgjegjëse.
