Nesër, më 21 gusht, të gjithë besimtarët myslimanë do të kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Me rastin e kësaj dite, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka njoftuar të gjithë besimtarët se falja e namazit do të kryhet në orën 07:00 të ditës së martë, në sheshin “Skënderbej”.

Para faljes së namazit të Kurban Bajramit do të zhvillohet një ceremoni me lexim Kur’ani, ligjërata dhe përshëndetje. Në urimin e tij për besimtarët myslimanë, kreu i KMSH-së, Skënder Brucaj, shprehet se Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakricës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit, Krijuesit të Gjithësisë e ku besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me të afërmit, me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

PROGRAMI i PLOTË i KURBAN BAJRAMIT 2018

05:30 – NAMAZI i SABAHUT (FALJA)

05:45 – KURAN, ILAHI

06:30 – HAPJA

06:35 – LEXIM KURANI

06:40 – FJALA E KRYETARIT TË KMSH-së, H. SKENDER BRUÇAJ

06:50 – LIGJËRATË

07:00 – FALJA E NAMAZIT TË BAJRAMIT

07:05 – HYTBEJA E BAJRAMIT – MYFTIU i TIRANËS, YLLI GURRA