Sabri Fejzullahut, një prej këngëtarëve më të dashur të audiencës shqiptare dhe kosovare sot i është rrefuzuar viza për të vizituar Anglinë, shkruan abc.al. Gjatë karrierës së tij mbi 50 vjeçare ai ka udhëtuar pothuajse në të gjitha vendet që ka shqiptarë dhe e kanë ftuar për të dëgjuar zërin dhe këngët e tij aq të dashura.

Por sot ai ka marrë një lajm që e ka shqetësuar dhe e ka habitur njëkohësisht.

“Shteti më demokratik në botë, e quajtura Angli , sot ma ka rrefuazur vizën, të cilën ua kërkova që të shkoj në vizitë te nipat e mbesat e mi, të cilët nuk i kam parë qe katër vjet dhe për të cilët më janë qorruar sytë për t’i pare. S’paskam fonde të mjaftueshme që të rri atje 10 ditë, aq sa kam kërkuar të qëndroj atje. Qesharake , apo jo? Aq më tepër se unë i kam së pakut dhjetë viza të Anglisë , të cilat janë në pasaportë, jo vetëm që kam shkuar tek fëmijët e nipat e mbesat e mija, por edhe në shumë mbrëmje muzikore për bashkatdhetarët tanë”- ka thënë këngëtari.

Gjithashtu Sabriu , ka tregouar se kosovarët  për të marrë vizë pë në Angli, duhet t’i drejtohen selisë në Varshavë të Polonisë. Ai dyshon se në atë zyrë punon dikush i regjimit të Millosheviqit, përderisa shumicës të kosovarëve u refuzohet marrja e vizës.

“Heeej,po ndodhka edhe kjo: Anglia të më ndaloj për t’i parë nipat e mbesat!”- shprehet ai i çuditur.