Prindërit shqiptarë në përgjithësi nëse kanë më shumë se një fëmijë, kanë dëshirë që t’i kenë në profesione të ndryshme. Njërin e nxisin të bëhet doktor, tjetrin mësues, ose tjetrin këngëtar. Por ndodh në familjet e njohura shqiptare, që dy ose më shumë fëmijë të kenë zgjedhur të njëjtën rrugë. Për shembull Nora dhe Era Istrefi kanë nderuar familjen e tyre, pasi të dyja janë mjaft të sukseeshme në muzikë. Njësoj ndodh edhe në familje të tjera, ku një shtëpi ka më shumë se një këngëtar. Njëri mund të jetë më i suksesshëm sepse tjetri është më pak aktiv, por që gjithsesi të dy janë këngëtar/këngëtare. Talenti mund të jetë i trashëguar edhe nga prindërit si në rastin e Sabri Fejzullahut me djemtë Ermalin dhe Armendin. Sado ndoshta të mundohen fëmijët e tij, si Sabriu ndoshta nuk bëhen, por që gjithsesi edhe ata janë shumë të talentuar. Për këto familje që “mbajnë” më shumë se një këngëtar do të shkruajmë sot. Se cilat janë këto familje i shikoni në fotot e mëposhtme;











