Kur personazhet e njohur dhe sidomos blogeret, të cilat ndajnë gjithçka të bukur me publikun, kanë ditëlindjen, e marrin vesh të gjithë…veshja, torta, vendi, dhuratat, festa…gjithçka. Ndodh edhe që për ditëlindje marrin një propozim për martesë dhe atëherë kanë edhe më shumë për të treguar.

Kështu ka qenë pak a shumë, ditëlindja e Chiara Ferragni-t, e cila më 7 maj mbushi 30 vjeç.

Arbër Çepani, fituesi i Big Brother, duke qenë që ka mbushur po 30 vjeç, por vetëm një ditë më pas, ka menduar të krahasojë pak jetën e tij me të Chiara-s, por pas përputhjes së moshës dhe afërsisë së datave të lindjes, të tjerat kanë qenë vetëm dallime.

“Unë 30, ajo 30... Ajo me 7 maj, unë me 8 maj.... Ajo me tortë me luleshtrydhe, une me tullumba... Ajo në Milano, unë n'Myslym... Ajo dhurate propozim per martesë, une dhurate propozim per kalceto.... Ta kish patur qejfi me Kiara te ishe n'vendin tim....Nuk bohet llaf mi motra, po ha noi fragola aty edhe harroje ket'muhabet”, shkruan Arbri.

Dhe të mendosh që nuk i ka thënë të gjitha. Ndërsa Chiara ka shkuar në një ishull të vogël pranë Venecias me shoqërinë për të festuar ditëlindjen, Arbri ka mbetur në Tiranë, sepse edhe të donte të udhëtonte, ka emisionin e përditshëm në TVSH që nuk do e lejonte.

Ndërsa Chiara, nuk ka marrë thjesht një propozim për martesë ditën e saj të lindjes. “Të mbushësh 30, të marrësh një propozim për martesë gjatë një koncerti me një këngë të dedikuar dhe të kalosh kohën më të bukur me miqtë e ngushtë dhe të fejuarin tim…Çfarë është kjo jetë?”, shkruan ajo dhe na tregon disa foto e video të kësaj jete.

 

ð??â¤

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

 

Cuore in arresto, favorisca i sentimenti ð??

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

 

Ndërsa Arbri kishte vendosur të fliste përmes fjalëve të të tjerëve. Ka bërë nja katër a pesë postime rreth kësaj date.

 

ð???ð???ð?¤?

A post shared by Arber Cepani (@arbercepani) on

Ndërsa Chiara, që nga koha e ditëlindjes ka shtuar dhe 10 foto të tjera…Me energjinë e luleshtrydheve!