Janë vërtet të rralla rastet kur Saimir Kodra është i ulur në kolltukun e të intervistuarit, por sa herë ndodh kjo, ka gjithmonë të reja interesante. Si kjo e kësaj radhe, kur për herë të parë në publik moderator i “Stop” në Tv Klan zbulon edhe njohjen me bashkëshorten. i ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun”, Saimiri ka zbuluar më shumë edhe për lidhjen e tij të dashurisë dhe njohjen me bashkëshorten shumë vite më parë, kur sapo kishte nisur punë në Top Channel.
“Këtë nuk e kam thënë asnjëherë…” fillon rrëfimin Saimiri, i cili zbulon se si nisi historia me Adën, bashkëshorten e tij me të cilën kanë edhe një djalë 7-vjeçar Aleksandër. “Unë me Adën jam takuar në Top Channel, kur ajo ishte e angazhuar në emisionin Fiks Fare. Por qëndroi shumë pak në atë pozicion pune që kishte…. Nusja ime quhet Ada. Punonte në sektorin e monitorimeve, ishte fillimi i emisionit në Top Channel dhe ajo kishte ardhur me një ish-shoqen time që e kam pasur në fakultet, kishin ardhur për të aplikuar për punë. Në një moment i marr telefonin dhe i bie numrit tim për të marrë numrin e saj. Këtë nuk e kam thënë asnjëherë…” – tregon Saimiri.
Më pas, dihet thotë ai, filluan ngacmimet, mesazhet. Kështu filloi gjithÒ«ka… Sot, kur ia kujtoj sime shoqeje, ma kthen “e mo eee ti, more numrin e telefonit…” – thotë ai me humor, por me siguri as ajo nuk e ka harruar atë veprim që do t’i bashkonte përgjithmonë.