Ermal Mamaqi nuk mungon në media, as ditën e mësuesëve. Në vend të një mesazhi për mësuesit e shkollës ai ka zgjedhur të urojë mësuesit e jetës.
“Këta janë dy mësuesit e jetës time. Nëse doni mësime “si të bëheni si unë” mund të lini takime në shtëpinë e prindërve të mi. Tashmë punojnë Part-Time. Gëzuar festën e Mësuesit!”, thotë Ermali.
Nuk e dimë nga kush e ka mësuar sensin e humorit, por ai prind që ia ka mësuar, sa mund të mësohet kjo dhunti, ka bërë një punë të shkëlqyer.