Balerina e njohur e TOB dhe “Dancing with the Stars” Lori Bala dhe bashkëshorti i saj, DJ Olti pritën sot në orët e para të mëngjesit lindjen e një vajze të shëndetshme në Spitalin Amerikan 2. Lindja shkoi shumë mirë sipas mjekëve që u kujdesën për të gjatë gjithë shtatzënisë, dr. Jonela Lulo, mjeke obstetër gjinekologe dhe Dr. Elton Peci, mjek obstetër gjinekolog në Spitalin Amerikan, si dhe stafit anestezist neonat dhe infermieror.
Vajzën e kanë quajtur Elois. Nena dhe bebi gezojnë shëndet të plotë dhe ndodhen nën kujdesin e stafit të mjekëve obstetër dhe neonatë në Spitalin Amerikan 2.
