Nëse shihni fotot e profilit të avokates dhe blogger-es Irena Kita, do të ndesheni me një vajzë brune që në çastin e parë do ju bëjë të mendojë që dikur bloggerja i paska pasur flokët gështenjë. Dhe do e mendonit deri në fund këtë, nëse nuk do shihni që Irena është një tjetër, ngjitur me vajzën brune. Dhe me to është edhe një tjetër po njëlloj. Tri motra! Ngjajnë si trinjake, por kanë nga dy vite diferencë. Joana dhe Albana me flokët ngjyrë gështenjë, ndërsa Irena ka zgjedhur nuancën e hapur të flokëve biondë, megjithatë kjo nuk i bën më pak të ngjashme. Kanë të njëjtën buzëqeshje, të nëjtën formë fytyre, të njëjtat vetulla dhe të njëjtat flokë, me përjashtim të ngjyrës.

Duket sikur ka ndodhur një montazh, apo sytë po të punojnë ndonjë rreng, por nuk është asnjëra nga këto. E vërteta është edhe më e pabesueshme, tri motrat Dimushi, ky është mbiemri që Irena e ka ndërruar pas martesës me Arvin Kitën, janë identike.

Në çdo situatë.

Pa le sa komplikohet, kur ndërrojnë vendet…

Dorëzohuni, është e vështirë t’i dallosh.

Joana dhe Irena

Joana dhe Albana