Edhe pse e rezervuar në intervista, Eranda Libohova e ftuar në emisionin Rudina ka vendosur të ndajë disa informacione nga jeta e saj me publikun, që aq shumë e do. Në studio ajo është shfaqur me qenushen e saj Tekila, që prej 8 vitesh ndajnë më njëra-tjetrën momente të veçanta.

Eranda këtë vit rikthehet tek Kënga Magjike, pas vitit 2011 ku kishte marrë pjesë më këngën “Pa problem” në bashkëpunim me Aldon. “Më mungojnë programet muzikore dhe më pëlqen shumë të shfaqem tek Kënga Magjike”, ka thënë Eranda që këtë vit merr pjesë me këngën “Në zemër të mbaj”, një këngë që përqjell mesazh të gjerë për dashurinë dhe tregon se “dashuria edhe në gjuhën e shënjave është universale”.
E si mos i mungonin festivalet muzikore kur vetë atë e kemi njohur përmes një të tilli e figurën e saj e kemi lidhur me koncerte të ndryshëm? Midis të tjerash Eranda ka treguar edhe një detaj mjaft interesant. Fustanin që ka veshur gjatë interpretimit të këngës “Nuk të harroj” në duet me motrën Irmën, e ruan akoma. Madje ajo e ka veshur edhe në një përvjetor të Festivalit të Muzikës dhe asgjë nuk kishte ndryshuar.
Një detaj tjetër që gjithmonë na ka tërhequr vëmendjen tek ajo është stili i veçantë që ka. “Më pëllqen të vishem bukur dhe të mos dal nga vetja, nuk e përcaktoj si të veçantë stilin tim, pasi ai është i brendshëm, personal” ka thënë ajo.
Gjatë bisedës janë shfaqur edhe foto personale të saj me pjesëtarë të tjerë të familjes, për të cilët Eranda ka treguar më shumë.



Ndër surprizat e intervistës ishtë shfaqja e një prej mikeshave të saj më të mira, Rovena Dilo. Ja disa nga detajet që ajo ka zbuluar për Erandën.
Ka marrëdhënie të veçantë me qenushen.
Momentet tona të shopping ku nisemi për të blerë unë dhe përfundojmë vetëm të ketë blerë ajo.
Nuk ha shumë në dreka apo darka kur dalim.
Gjatë verës humbet nëpër koncerte.
Magjia e miqësisë tonë është një kimi e vërtetë.
Ka edhe disa gjëra që nuk zbulohen.
