Mia mbush 1 vjeçe nesër. Më 29 tetor, Rudina Magjistari u bë nënë për herë të parë, pas një marrëdhënieje disavjeçare me Xhavit Bajramin. Që nga ajo ditë, Mia Bajrami, që të gjithë e njohim si Mia lule qingji nga postimet e Rudinës, është bërë një personazh i njohur në media edhe pse prindërit e saj janë kujdesur për të mos shfaqur imazhe të qarta të vajzës së vogël.

Sot, Rudina e ka përmendur ditëlindjen e parë të së bijës, që e ka bekuar jetën e saj, edhe në programin e saj Rudina, në TV klan, që e riktheu në ekran pas më shumë sesa një viti, ndërsa në profilin e saj ka postuar një foto nga dita e dytë pas lindjes, me doktoreshën që e asistoi dhe Mian në gjumin e ditëve të para të jetës.

Ditëlindja e parë e vajzës për familjen do të jetë një ditë e veçantë, e mbushur edhe me kujtime nga një vit më parë, por mbi të gjitha me gëzimin që u fal rritja e Mias.