Faqja zyrtare në Instagram e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ka 58.7 mijë ndjekës, ndërsa prej saj ndiqen 15 profile.

Edhe pse Rama ka thënë që nga profilet sociale, ai menaxhon personalisht vetëm Tëitter-in, sigurisht që edhe profilet e tjera zyrtare shprehin opinionet e tij dhe janë në linjë me to dhe nëse “ediramaal” ndjek në Instagram 15 profile, kjo do të thotë që edhe nëse nuk e ka klikuar vetë butonin “folloë”, Rama nuk është aspak kundër kësaj.

Po cilët janë ata? Nga 15, një është ish-fotografja e tij Jutta Benzenberg, një është vetë llogaria e Instagram-it, një është i biri, Greg, pesë të tjera janë personazhe ndërkombëtare shumë të njohur si Barack Obama, fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza, Hillary Clinton, apo më pak të famshëm si një artizane njujorkeze dhe një arkitekte meksikane.

Ndërsa nga shqiptarët ndjek politikanët e partisë së tij me emrin Erion, Veliaj dhe Braçe, një drejtorëshë kabineti në Ministrinë e Çështjeve Vendore, botuesen Arlinda Dudaj, dy aktorë, Gent Hazizi dhe Florian Binaj dhe një prezantuese. Arbana Osmani!

Ja këto ishin 15 profilet që ndiqen nga profili zyrtar i Kryeministrit në Instagram.