Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, këtë 9 shtator festuan 5-vjetorin e martesës. Një ndër çiftet më të ndjekura dhe më të pëlqyera të showbiz-it janë gjithmonë në qendër të vëmendjes sa u përket aktiviteteve artistike, por edhe jetës private. Fryt i dashurisë së tyre disavjeçare është edhe djali Joel, i cili ka filluar “aktivitetet” e para artistike me të atin, edhe me postimet në rrjetet sociale. Përtej festës së familjes së ngushtë, Ami ka zgjedhur ta ndajë gëzimin e këtij përvjetori edhe me miqtë në rrjetet sociale.

Me një dedikim të veçantë, ajo ka uruar Ermalin edhe nga Instagrami, ku ka publikuar një foto nga ceremonia e martesës: "5-vjet nga dita kur u betuam në altar... Do të të dua gjithmonë si ditën e parë që hyre në jetën time. Je thjesht frymëmarrja ime",- shkruan Ami. Të shumta janë urimet dhe përgëzimet e ndjekësve. Madje, ka edhe nga ata dëshmitarë, miq të afërt të çiftit, që e kujtojnë ditën e parë të tyre, si Xhemi Shehu, e cila, përveç urimit, shkruan: “Si dje më duket ajo ditë.”