Adelina Ismajli, një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, për karakterin e saj të fortë dhe stilin ekstravagant, është në pritje të një fëmije, sipas Prive.al.

Media e Kosovës shkruan që lajmin e ka konfirmuar motra e Adelinës, Ema dhe që ajo bashkë me Zanfinën janë shumë të lumtura që do bëhen teze.

Adelina bashkëjeton me partnerin e saj Val Krasniqi dhe jetojnë të dy në Zvicër. Pas humbjes së nënës dhe dhembjes nga kjo humbje, ardhja e këtij fëmije, nëse lajmi i prive.al është i vërtetë, është një gëzim për të gjithë familjen.