Sonte nis edicioni i parë i Top Awards dhe ndërkaq këngëtarë, kompozitorë e artistë të njohur kanë filluar të mbërrijnë në tapetin e kuq.
Hyrja e pallatit të Kongreseve ka marrë pamjen e hyrjeve të pallateve më të rëndësishme të eventeve botërore të kësaj natyre, me një tapet të kuq gjigant, ku vajzat dhe djemtë e muzikës po bëjnë paradën fashion dhe po fotografohen nga fotoreporterët e shumtë që po ndjekin eventin. Disa prej tyre janë edhe pretendentë për çmime gjatë mbrëmjes së sotme.









































