Një nga largimet më të bujshme të spektaklit të humorit në Top Channel ishte edhe ai i Erion Isait, pas plot një dekade në skenën e Portokallisë. Pak kohë pasi u konfirmua largimi i Bes Kallakut, u mësua se edhe Erioni do t’i bashkohej projekteve të reja me të.

Pas largimit, dy aktorët iu bashkuan producentit Ardit Gjebrea vitin e kaluar për të drejtuar Këngën Magjike, si edhe për të interpretuar disa skena humoristike, por pas spektaklit, u komentua se ishte pikërisht Kënga Magjike që e bëri Erionin të largohej nga Portokallia.

I ftuar në emisionin “Një kat më lart”, pak kohë më parë, Erioni tha se pjesëmarrja tek Kënga Magjike nuk ishte arsyeja pse ai u largua nga Portokallia: “Unë nuk kam ikur nga Portokallia për shkak të Këngës Magjike. Me Arditin ruaj një miqësi më shumë se 10-vjeçare. Kam qenë asistent regjisor në emisionin e parë të “E diela shqiptare” dhe më pas shkova në Top Channel. Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme në këto 10 vjet në Portokalli, por ky emision nuk ka qenë stacioni im, por pikënisja. Ambicia ime nuk ka qenë dhe nuk vazhdon të jetë, që unë të jem një aktor humori, por është regjisura dhe shkrimi”,- tha Erioni, duke lënë kështu të hapur mundësinë e bashkëpunimeve në këtë drejtim.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

... se na cmendet ð???ð???ð??

A post shared by Erion Isai (@erion_isai) on

Tani që është konfirmuar lajmi se Erioni dhe Besi i janë bashkuar trupës së “E diela shqiptare”, me siguri, Erioni do të gjejë hapësira edhe për shkrimet e punëve të tij dhe Besit, por po ashtu edhe për të asistuar si regjisor.

Megjithatë, pas shumë viteve në Portokalli, kujt ia kishte marrë mendja se puna që i ka dhënë më shumë kënaqësi Erionit ka qenë pikërisht Kënga Magjike?

Pasditen e sotme, në Tv Klan, është ritransmetuar nata finale e Këngës Magjike. Duke e ndjekur nga shtëpia, Erioni ka postuar në llogarinë e tij një foto, në të cilën ka shkruar: “Puna më me kënaqësi deri tani…”

Pas Erionit, edhe moderatorja Arjola Shehu, ka ripostuar foton e tij, sikur të konfirmojë atë që shkruan aktori. Por nëse për këtë të fundit e kemi mësuar çfarë do bëjë dhe ku do jetë së shpejti, për Arjolën nuk dimë ende asgjë. Sezoni i ri ka një program për të në ekran?