U zgjodh dje vajza që do çojë flamurin shqiptar në “Miss Universe” që mbahet në janar, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Xhaneta Byberi, 18 vjeç, u zgjodh dje fituesja e Miss Universe Albania, konkurs bukurie që zhvillohet çdo vit me mbështetjen e fotgrafit të njohur shqiptar me veprimtari në SHBA, Fadil Berisha. Ai ishte i pranishëm gjatë konkursit që u zhvillua në Teatrin e Operës dhe Baletit. Xhanetës ia dorëzoi kurorën, modelja Fjoralba Drizari, e cila ishte e veshur me nje fustan mbrëmjeje nga “Class by AV”. Në juri ishte dhe Armina Mevlani dhe Mirjeta Shala, Miss Universe Kosova 2013 aktualisht modele në SHBA për agjencinë “Trump Models Agency”.

fustani Class by AV
Mbajtësja e kurorës deri mbrëme Fjoralba Drizari dhe Mirjeta Shala, Miss Universe Kosova
Mblidhen miss-et: Armina Mevlani, Fjoralba Drizari dhe Mirjeta Shala