Xhensila Myrtezaj bën pjesë në grupin e atyre vajzave që për gjithë jetën kanë ëndërruar një ceremoni martese në kishë. Dhe meqenëse dasma poi  afrohet, ajo dhe besi kanë menduar që ceremoninë e celebrimit ta bëjnë pikërisht në një vend të shenjtë. E ftuar këtë pasdite në “Rudina”, për të promovuar klipin e saj të ri “Lova”, Xhensila tha se ajo gjithmonë ka dashur që martesën zyrtare ta bëjë në kishë, por për këtë, në fillim duhet të pagëzohet si e krishterë: “Unë kam dashur gjithmonë të bëj një ceremoni në kishë, por para kësaj, unë duhet të konvertohem në katolike. e kam ndier gjithmonë veten më afër këtij besimi. Edhe Besi është konvertuar në katolik. Kam preferuar kështu, sepse dua që kjo lidhje të jetë më shumë shpirtërore…” – tregon Xhensila.

Bashkë me Besin dhe Xhensilën, edhe familjarët e tyre mezi po e presin këtë moment: “Është një lumturi që po ua ofrojmë dhe ata mezi po e presin. Me të gjitha këto angazhime që kemi, ndoshta mund ta kishim lënë dasmën ën një moment të dytë, por duam ta bëjmë këtë më shumë edhe për prindërit tanë.”

Dhe për ijen, Filen, Trëndafilen, gjyshen e Besit, e cila, pas dasmës, pret që shtëpia e re e Xhenit dhe Besit të mbushet edhe me fëmijë.