Një nga surprizat më të mëdha të gjithë këtij “Dance with me” ishte tërheqja e Nora Istrefit nga gara natën e nëntë të spektaklit dhe sidomos fakti që ajo është shtatzënë prej disa muajsh. E emocionuar, këngëtarja kosovare deklaroi publikisht që do të tërhiqet, për shkak të shtatzënisë. Ajo pret fëmijën e saj të parë dhe gjatë këtyre javëve ka qenë shatzënë, edhe pse forma perfekte trupore nuk ka bërë askënd të dyshojë. Por e vërteta është që Nora është një mami në pritje. Ajo ka kërcyer sa kohë nuk ka pasur asnjë problem për fëmijën, por me të marrë këshillën nga mjeku gjinekolog që provat dhe vallëzimi janë të tepërta për një nënë shtatzënë në muajt e parë, ajo mori vendimin për ta lënë garën. Para një arsyeje të tillë, të gjithë tërhiqen dhe pranojnë vendimin si producentët, edhe partneri i saj Genti Bejko.
Nora u martua para pak muajsh me të dashurin e saj të hershëm Robertin dhe tani ata janë duke u bërë prindër të fëmijës së tyre të parë.