Në një kohë kur të gjitha portalet kishin në qendër dasmën e kolegut të saj, Sinan Hoxha, Vesa Luma po bëhet gati për të qenë nusja e radhës nga personazhet e njohur në botën e showbiz-it. Por ndryshe nga zhurma e madhe, ajo ka zgjedhur një mënyrë tjetër për festën e beqarisë, ose natën e çikave, siç e quajnë në Kosovë.

 

E veshur me një kostum tradicional të Prishtinës, Vesa dhe mikeshat e saj janë mbledhur bashkë për të respektuar çdo rit të traditës para dasmës së saj, e cila, siç është bërë publike, do të organizohet në Butrint, më 12 shtator.

Pranë Vesës, në ditën e saj të beqarisë, kanë qenë edhe mikeshat e saj të ngushta, ndër të cilat edhe Jehona Sopi, Ramize Murtezi Shala dhe Agnesa Vuthaj. Kjo e fundit është përzgjedhur për të qenë nusja e radhës. Tërheqja e hundës në traditat shqiptare është “marrja e duarve” sipas atyre në Kosovë. Nga fotot e postuara në profilet e tyre, këngëtarja 29-vjeçare, e veshur me kostum tradicional, duket duke i lidhur duart mikeshës së saj të ngushtë.