Ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private, edhe pse mediat përherë kureshtare nuk kanë lënë gjë pa zbuluar edhe për këngëtaren e njohur Manjola Nallbani. Por këtë herë, ajo është treguar më e hapur dhe, për herë të parë, ka postuar një foto së bashku me bashkëshortin, Sokol Tona. Çifti ka kaluar fundjavën në Budva, me rastin e Shën Valentinit.
Përgjatë viteve të tëra bashkë, ata kanë vendosur t’ia kushtojnë një ditë dashurisë së tyre, duke u shkëputur nga të gjitha aktivitetet dhe angazhimet e përditshme.
Në profilin e saj në Instagram, ditën e Shën Valentinit, Manjola ka postuar një foto, së bashku me bashkëshortin, duke shënuar: “Me dashurinë e jetës”.