Kjo është një nga të paktat herë që Ermonela Jaho flet për jetën e saj private. Ajo tregon në një intervistë për Koha Jonë me gazetarin Roland Qafoku, marrëdhënien shumë vjeçare me partnerin e saj. “Quhet Ervin Stafa. Kemi studiuar bashkë muzikë, kemi qenë në pallatin e pionerve në Tiranë. Jeta na ndau. Unë vajta në Itali, ai shkoi në New York. Jeta na bashkoi përsëri. Mendoj që po nuk pate një mbështetje, një dashuri nga personi që ke në krah do të ishte edhe për mua e vështirë të bëja këtë profesion. Ai ka mbaruar për Muzikologji dhe e kam kritikun më të ashpër. Bëjmë edhe një shkëmbim idesh të dy shokëve që kanë studiuar muzikë. Do doja të kaloja më shumë kohë me të në New York”. Koncertet e ngjeshura nuk e lënë të kalojë shumë kohë në qytetin ku ka shtëpinë, sepse ka dhe zemrën. “Unë shpenzoj shumë pak në shtëpi. Mund të them se duke mbledhur ditët, 2 muaj në vit i kaloj në shtëpi. Është shumë e vështirë, do doja që të shpenzoja pak kohë më shumë me shokun tim të jetës.”, thotë Ermonela.
Këto ditë sopranoja e njohur është në Tiranë për të interpretuar në operën “Suor Angelica” të Giacomo Puccinit.
