Ares dhe Rajd janë dy fëmijët e parë që erdhën në jetë sapo ora shënoi 00:00. Dy binjakët janë lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00. Lajmin e ka bërë publik, Rama në faqen e Facebook-ut.
ÇFARË VITI FILLOI Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00.