Me mënyrën e tyre, me emocionin personal, me moton e ditës, por edhe me shpirt gruaje. Ja si urojnë femrat për femrat dhe meshkujt për dashuritë e tyre me emrin GRUA.

Aurela Gaçe
Uroj çdo femër, grua e nënë. Kam vetëm një urim. Dashuri. Marrshi pa kufij!
Sonila Meço
8 Marsi ka arsyen e vet për t'u festuar, kyçur në histori edhe nëse koha e transformon, bastardon, hollon a tret arsyen e përkujtesës... Por kur më duhet ta përshtat në të voglën time, shndërrohem në “ngatërrestaren” e padëmshme, duke vendosur mamin të parën në listë për ta uruar. Megjithëse gruan e dua dhe e mbështes fort e me fort, rrekem çdo ditë ta mbroj, përsëri urimi i parë i bëhet mamit, mamit tim, tëndes, mamave e mamit në mua... 8 marsi feston gruan në ty, për mua gruan e jashtëzakonshme në nënën time, për Amarisin gruan në mamin e saj... Gëzuar!

Elvana Gjata
Shume dashuri, vlerësim, përulje për të gjitha!
Bledi strakosha
Gëzuar 8 Marsin!
Luana Vjollca
Jeni të gjitha lule të bukura! Urime 8 Marsin!

Ardit Gjebrea
Gëzuar 8 Marsin!

Soni Malaj
Fuqia e femrës! Gëzuar 8 Marsin!

Elia Zaharia
Gëzuar 8 Marsin zonja dhe zonjusha! Në veçanti ua uroj nënave të dashura që na e mbushin jetën dhe shpirtin me dashuri.

Ermal Mamaqi
Gëzuar për të gjitha nënat dhe në veçanti për mamin tim!

Bleona
Gëzuar ditën e grave!

Enada & Gerd Vaso
I urojmë gëzuar 8 Marsin nënave tona. Atyre që me dashurinë dhe përkushtimin, kanë dhuruar tek ne vlerat që ne sot duhet t’ua dhurojmë fëmijëve tanë.

Agnesa Vuthaj
Sot, ju uroj 8 Marsin me dy fjalë: “Gruaja Vlen”

Marsela Çibukaj
Duke u nisur nga gratë më të rëndësishme të jetës sime, Mami Lina & Motra ime Jona, perla të rralla, dashuria dhe krenaria e ditëve të mia. Uroj sot të gjitha gratë dhe vajzat 8 MARSIN, në mënyrë të veçantë u drejtohem atyre grave dhe vajzave shqiptare, trimëresha të vërteta që dita ditës luftojnë për të drejtat e tyre. DIELL dhe BUZEQESHJE në jetën tuaj.

Vesa Luma
Femër, ti që nga natyra i ke virtytet më të mira, të cilat pastaj gjatë jetës të bëjnë të fortë, të ndjeshme, të arsyeshme. Ti që mund të krijosh gjëra të MREKULLUESHME, ti që ke epitetin më të lartë – NËNË!
Për asnjë arsye ti NUK ndjehesh inferiore në këtë Univers, sepse të qenit femër është dhurata më e bukur e saj. Urime 8 marsi!

Albana Osmani
Gëzuar 8 Marsin mami Bora ime!

Çiljeta Xhilaga
Happy womens day every!