Noga harron Kristelën, publikon foto me të dashurën e re

Duket se martesa e dështuar me Kristelën i përket tashmë të shkuarës. Noga ka vijuar jetën e tij, dhe këtë herë na ka prezantuar me të dashurën e re. Siç duket edhe nga kjo foto dy të rinjtë duket të qeshur në krah të njëri-tjetrit teksa kanë shkrepur edhe këtë selfie. Vetë reperi nga Kosova që nga ndarja me moderatoren simpatike është parë në shoqërinë e disa femrave edhe pse nuk ka pranuar të flasë publikisht rreth marrëdhënies që i lidh me to. Por mediat kosovare janë shprehur se bukuroshja në foto është ajo që i ka rrëmbyer zemrën Nogës dhe se dyshja po jeton ditë të mbushura me dashuri, shkruan Bluetooth.
Viola Spiro publikisht me tё dashurin

Prej kohësh ish-velina e Fiks Fare ka bërë publike historinë e saj të dashurisë. Por Viola ka zgjedhur që mos ta prezantonte djaloshin që I kishte fituar zemrën. Pak kohë më parë Viola tregoi se nuk dëshironte ta bënte partnerin një personazh publik, duke qenë se vetë kishte ‘vuajtur’ nga të qenit e tillë. Por duket se më në fund ajo është dorëzuar, duke postuar vetë një foto me partnerin e saj në rrjetet sociale. Fotoja është postuar gjatë një darke romantike të çiftit, ku natyrisht nuk ka munguar as shampanja, shkruan Bluetooth.
Motra e Greta Koçi, poza hot nga krevati i hotelit

Fotot janë pasioni i saj, ndaj ka menduar të kthehet sërish në vëmendjen e publikut me një set të nxehtë, realizuar nga fotografi Juxhin Kurti. 20-vjeçarja Eni Koçi, kësaj here i ka mbuluar flokët me peshqirin e dushit, dhe linjat e trupit me robdëshambërin e bardhë, ndërsa pozon brenda një dhomÑ‘ hoteli. Një ide shumë e bukur kjo, për të sjellë atmosferën dimërore, jo nga oxhaku i shtëpisë, por nga një ambient më intim. Motra e vogël e Greta Koçit aktualisht ndjek studimet e larta në Angli për Mjekësi (dega Dermatologji). Ky set i ri dimëror vjen pas atij që realizoi pak pasi festoi 20-vjetorin në korrik. Eni ka lënë të nënkuptohet se po punon për t’iu kthyer sërish muzikës, pasi pak kohë më parë ndau me miqtë statusin “Muzika ime do të tregojë më shumë për mua, gjë që unë nuk mund ta bëj”. Kjo nënkupton që, pavarësisht shkëputjes për shkak të ndjekjes së studimeve të larta jashtë Shqipërisë, Eni nuk e ka braktisur muzikën dhe se po përgatitet për ndonjë projekt të ri. Në rrjetet sociale ajo poston foto nga jeta studentore që bën në Londër, ndërsa nënkuptohet se aktualisht, me sa duket, ka vendosur shkollimin në plan të parë, edhe pse njihet për këngët si “Je gjithçka”, “Më ndjek”, “Sonte” etj, shkruan Panorama.
Devis Xherahu: Rozana Radi nuk quhet këngëtare, kush duhet ta fitonte kupën e “Këngës Magjike”

Devis Xherahu është këngëtari “Big” me 24 vite karrierë te “Kënga Magjike”, i cili nuk mundi dot të prekte finalen me baladën profesionale “Nuk e kuptoj”, në bashkëpunim me një reper të ri. Por ndryshe nga të pakënaqurit e tjerë të festivalit që i shprehën pakënaqësitë e tyre në tryeza miqsh, Devisi e bëri publik qëndrimin e tij kundër skemës së votimit (ku artistët votojnë njëritjetrin), si pasojë e së cilës u shpall fituese Rozana Radi me këngën “Ma thuaj ti”. Me anë të një statusi në Facebook doli kundër atyre artistëve, që ai i quan “lobingje”, ndërsa i drejtohej produksionit dhe producentit të festivalit “Kënga Magjike”, Ardit Gjebreas, me këtë argumentim: “Kjo mënyrë votimi pa diskutim çon në krijime lobingjesh dhe antivlerash, të cilat janë pengesë e kalimit në finale të vlerës së vërtetë të artistëve. Ne jetojmë në Shqipëri dhe duam, s’duam ky lloj votimi favorizon miqtë e shokët por, e theksoj, sidomos favorizon të paaftët, që kur bëhen bashkë, bëhen “të frikshëm”, dhe marrin gabimisht frenat e këtij festivali, siç i morën mbrëmë frenat e këtij festivali. Kështu hedhin bombën e frikshme, ku çmimin e parë ia dorëzojnë një njeriu që nuk ka lidhje me këngën dhe të kënduarin, por vetëm me tekstin dhe pak aktrimin, siç ishte Rozana Radi”. Ky status i tij mori miratimin dhe është komentuar nga disa këngëtarë që kanë qenë në një mendje me të, mes të cilëve, Endri Prifti apo Tuna Sejdiu. Kuriozitetit nëse Rozana e ka kontaktuar më tej, pas statusit kundër fitores së saj, ai u përgjigj: “Çfarë të më thotë; që nuk di të këndoj apo që s’e meritoja çmimin? Por i pyetur nga gazeta “Panorama” nëse mori reagime privatisht për këtë deklaratë të hapur, ai u përgjigj: “Kam marrë pa fund komente në inbox, që më jepnin absolutisht të drejtë. E di që kam bërë armiqtë gjithë ata që e votuan maksimalisht këngëtaren, pra lobingun e keq, megjithëse edhe ata që e votuan e dinin që nuk ajo e meritonte. Uroj që pas këtij mesazhi ata të mësojnë më mirë se si këndohet ‘live’ dhe çfarë përgjegjësie ka mikrofoni në dorë”, tha ai. Sa u takon të preferuarve të tij në këtë festival, që do të donte t’i shihte me kupën e fitores në dorë, ai përmendi: Endri&Stefi Prifti, Anxhela, Mishel Rapo dhe Mariza Ikonomi.