Pas publikimit të lidhjes së re të këngëtarit kosovar, Blerim Muharremi, edhe ish-bashkëshortja e tij, Teuta Krasniqi, bëri të njëtën gjë. Pak muaj më parë, ajo bëri publike lidhjen e saj të re me trajnerin e fitnesit, Adonis Morinën, madje në mediat kosovare u publikuan edhe disa foto intime të çiftit.

Por pak kohë më vonë, Blero mori një hap tjetër të rëndësishëm të jetës, duke e celebruar me martesë marrëdhënien e tij me Afronën. Në një ceremoni private, që ngriti edhe dyshime në shumë media për vërtetësinë e saj, Blero dhe Afrona vendosën të lidhin kurorë dhe t’i premtojnë njëri-tjetrit dashuri të përjeëtshme.

Dhe nuk mbaron këtu. Të njëjtën gjë bën edhe ish-bashkëshortja e tij, Teuta Krasniqi. Siç mësohet nga mediat kosovare, Teuta dhe Adonisi kanë marrë një hap tjetër. Edhe ata kanë vendosur ta kurorëzojnë në martesë marrëdhënien e tyre. Lajmi për martesën e çiftit është bërë publik nga Prive, nga i cili mësohet se para një jave, ndërsa Blero ishte në Suedi së bashku me vajzën e tij Taara, aktorja kosovare dhe partneri i saj kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disamujore. E gjithë ceremonia është zhvilluar në një ambient privat mes familjarëve dhe miqve, të cilët janë treguar të kujdesshëm që ky moment të mos kalonte në vëmendjen e medias. Po ashtu, mësohet se Blero ka mbetur i befasuar pasi ka mësuar lajmin për martesën e fshehtë të ish-bashkëshortes.