Bota është e mbushur me vende mahnitëse dhe çdo vit zbulohen vende të reja, të pashkelura ndonjëherë nga njeriu. Një ndër mrekullitë e përfshira në listë janë edhe lumenjtë, disa prej të cilëve ofrojnë pamje marramendëse të fotografuara nga fotografë profesionistë apo njerëz të thjeshtë.

Kjo është një listë e 10 lumenjve më të bukur në botë.

Lumi Kenai

Ndodhet në gadishullin Kenai, në Alaskën jugore. Nëse peshkimi, lëvizja me kanoe apo sporte të tjera ujore janë hobi juaj, atëherë ky është vendi i përshtatshëm për t’i provuar ato.

Lumi Cano Cristales

Është një lum në Kolumbi, me vendndodhje në Serrania de la Macarena, provincë e Meta-s. Lumi njihet ndryshe si ‘Lumi i 5 ngjyrave’ ose ‘Lumi ylber’ falë përqëndrimit të llojeve të ndryshme të algave dhe rrezatimit të diellit mbi to. Për këtë arsye cilësohet si një nga lumenjtë më të bukur në botë.

Lumi Yangtze

Njihet në Kinë si ‘About’, që do të thotë “Lumi i gjatë” dhe është lumi më i gjatë në Azi dhe i treti në botë. Kinezët kanë shprehjen “Nëse nuk ke qenë në Yangtze, atëherë nuk ke qenë askund”.

Lumi Neretva

Neretva është lumi më i madh, i ndodhur në pjesën lindore të Adriatikut. Ai ka mbrojtje nga përmbytjet dhe njihet për bukurinë natyrale dhe diversitetin e formës tokësore.  Me freskinë dhe pastërtinë e ujit cilësohet si një nga burimet e paçmuara të Bosnjë- Hercegovinës dhe Kroacisë.

Lumi Tigris

Është anëtari lindor i dy lumenjve të mëdhenj që formojnë Mesopotaminë, tjetri është lumi i Eufratit. Vetë fjala Mesopotami do të thotë vend midis dy lumenjve. Buron nga malet e Turqisë dhe derdhet në gjirin Persian.

Lumi Mekong

Është një lum ndërkufitar në Azinë juglindore. Është në vendin e 12-të si lumi më i gjatë në botë dhe në vend të 7-të në Azi. Disa nga vendet më të bukura me pamje ekzotike mund të vizitohen nërpërmjet lëvizjes me varkë përgjatë lumit Mekong.

Lumi Nil

Cilësohet si lumi më i gjatë në botë. Vendet përgjatë lumit janë një përzierje e antikes me karroca të tërhequra nga kuajt, me modernen që përfaqësohet nga internet-café-të.

Lumi Brahmaputra

Rrjedh përgjatë Kinës dhe deri në Bangladesh. Cilësohet si një nga lumenjtë më të shpejtë në botë dhe rrit apo ul nivelin e ujit në mënyrë të menjëhershme, madje dallohet edhe për përmbytje të shpeshta.

Lumi Douro

Si një nga lumenjtë më të mëdhenj të gadishullit Iberik, lumi Douro rrjedh nga provinca Soria dhe kalon përgjatë Spanjës dhe Portugalisë. Fjala Douro në gjuhën uellsiane do të thotë ujë dhe mendohet se  i është vendosur emri i një Perëndie, Durius.

Lumi Rin

Rrjedh në Evropë, duke filluar nga Zvicra deri në Hollandë. Cilësohet si një nga lumenjtë më piktoreskë të Evropës dhe përgjatë tij mund të shihen qartë kështjella, katedrale dhe antikitete romake, të cilat janë një përfaqësim shumë i mirë i historisë së Evropës.

dailysabah.com