Një nga dy aktoret më të mira të këtij sezoni në Teatrin Kombëtar, me shumë role vitet e fundit, Olta Daku, këtë herë, flet për veten. Për dashurinë për gjërat e thjeshta, si çdo gjë e bukur është: borziloku në vazo, zogjtë e veckël të pulës që mbahen në pëllëmbë, dremitja në divan teksa mami gatuan… Në jetë nuk është e thënë të të drejtojë një moto, mund të jenë edhe ndjenjat dhe, nëse bën kohë e mirë, gjithmonë mund të bësh një udhëtim me miqtë drejt plazhit
Cila është pika më e thellë e mjerimit për ty?
Të humbësh prindërit.
Nëse do mund të zgjidhje, ku do të të pëlqente të jetoje?
Në Londër.
Çfarë është lumturia për ty?
Të dremis mes zhurmave të buta që bën mami kur gatuan.
Për cilat gabime ndihesh më shumë fajtor?
Për çdo herë që kam trishtuar mamin.
Cilët janë heronjtë dhe heroinat e tua në letërsi?
Shumë. Sa për të thënë dy emra, madam Bovari, Raviku.
Cilat personazhe të historisë vlerëson më shumë?
Nënë Terezën.
Po heronjtë e jetës reale?
Mami.
Piktori i preferuar?
Van Gogh.
Muzikanti i preferuar?
Moxart, Massive Attack.
Cilësia që admiron më shumë te një burrë?
Zotësinë.
Po te një grua?
Madhështinë, ndjeshmërinë, humorin.
Virtyti i preferuar?
Ndjeshmëria.
Aktiviteti i preferuar?
Të udhëtoj me makinë me miqtë e mi për në plazh.
Nëse do të ishe një person tjetër, kush do të ishe?
Çdo person i mrekullueshëm që kam njohur.
Tipari yt më i spikatur?
Humori, besoj.
Po tipari që vlerëson më shumë te miqtë?
Durimin ndaj meje.
Cili është defekti yt më i madh?
Padurimi.
Nëse do të ishe një objekt, ose një kafshë, çfarë do ishe?
S’ia kam idenë.
Ngjyra e preferuar?
Çdo ngjyre herë pas herë. Lulja e preferuar?
Shpendi që të pëlqen?
Zogu i vockël i pulës.
Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar?
Ismail Kadare, Remark, Gabriel Garcia Marquez, Agatha Christie.
Po poetët?
Bodler, Uitman, Neruda.
Cila është gjëja që nuk e pëlqen fare?
Kodoshët intelektualë.
Çfarë dhuntie do doje të kishe?
Të zhdukja sëmundjet.
Si do doje të vdisje?
Vetëm.
Në ç’gjendje mendore je aktualisht?
E pafrymëzuar.
Cila është motoja jote në jetë?
Nuk kam.