Beniada Nishani (Jakic) është biondja elegante shqiptare, që po bën karrierë si modele dhe showgirl në Itali. Ajo ka lindur në Durrës më në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali. 25-vjeçarja Beniada Nishani njihet jo vetëm si fotomodele, por edhe si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të Mediaset. “Shumë persona kuriozohen për origjinën time, duke u nisur nga mbiemri Nishani. Unë jam mbesa e Presidentit Bujar Nishani, që është kushëriri i tim eti, dhe bashkë ata janë si vëllezër. Por në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, kam vendosur të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakic (mbiemri i nënës sime)”, tregon ajo për revistën “Story”.

Duke rrëfyer për karrierën si modele në Itali, Beniada tregon se së fundi ajo është bërë pjesë edhe e kalendarit të vitit 2017, që ka dalë në treg për Vitin e Ri.

Kush është Beniada Nishani?

Beniada Nishani ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura për Fashion Design. Në vitin 2013 ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Italia”, nga i cili ka dalë me fashën e “Miss Ravenna 2013”. Karrierën e ka vazhduar duke u bërë pjesë e shumë studiove dhe fotografëve të njohur si; Alberto Buzzanca, Federico Barbieri, Andrea Ponzelli dhe Enrico Ricciardi.”

Për Vitin e Ri 2017-të Beniada është protagoniste për kalendarin e Enrico Ricciardit, fotograf i famshëm nga Milano që ka zbuluar disa “show girl” të njohura në Itali, nga Nina Moric e Belen Rodriguez. Kalendari i bazuar në temën “12 muajt e vitit mes ushqimit dhe erotizmit” është frymëzuar nga “Food and Beverage” dhe do të prezantohet në Miami, në Florida në muajin shkurt, në bashkëpunim me shef Walter Martino, i njohur në SHBA si “The million dollar chef”.

Por nuk është pjesë vetëm e modelimit. Beniada është bërë pjesë e radios dhe televizionit, edhe me prezantime./Story/