Gjatë këtyre ditëve, ajo është një nga emrat më të dëgjuar në sferën politike. Të premten ishte e pranishme në Tiranë, ndërsa ka vizituar brenda pak ditësh dhe Maqedoninë, Serbinë dhe Kosovën. Po kush është Federica Mogeherini, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, që e kemi parë në takime me burrat më të pushtetshëm të botës, Obama, Putin, etj., por dhe me shumë lider të rajonit?

 

Federica është vajza e regjisorit dhe skenaristit Flavio Mogherini. Ajo ka lindur në Romë në vitin 1973 dhe ka dalluar që në Lice. Është diplomuar shkëlqyeshëm për shkenca politike në La Sapienza të Romës dhe ka mbrojtur një temë për filozofinë politike mbi raportin e fesë dhe politikës në Islam gjatë masterit në Aix-en-Provence, në Francë.

Është e martuar me Matteo Rebesani-n dhe ka dy vajza, Caterina-n, të lindur në vitin 2005 dhe Marta-n, në 2010-ën.

Nuk u ka shpëtuar as fotove në plazh me familjen të publikuara në mediat italiane.

Ajo ka qenë ministre e Jashtme e Italisë gjatë qeverisjes së Matteo Renzi-t. Është pjesë e Partisë Demokratike Italiane dhe Partisë së Socialistëve Evropianë.