Lindur nga kapuçët që vishnin murgjit kapushin. Ishte një lëvizje reformiste që kishte lindur nga rrethi françeskan: të frymëzuar nga predikuesit për një jetë të thjeshtë dhe për punë të palodhur. Ata njiheshin për veshjen e tyre të trashë dhe për mjrkrrën e gjatë. Ndërsa fëmijët që kalonin në rrugë i thërrisnin “scappucci”. Literalisht do të thotë “pa kapuç” por në kohë, kishte pak a shumë vlerën e ‘vetmitar’ dhe vetëm më 1535 janë emërtuar zyrtarisht si murgj me kapuçë.
Më 2015 janë afërsisht 11 mijë vëllezër katolikë që bëjnë pjesë në këtë lëvizje në botë, siç raporton BBC News. Kafja e veshjeve të gjata e të gjera të murgjërve dhe ngjyra e filxhanëve të kafesë të përzier me qumësht apo krem janë të lidhur mes tyre .
Në Itali, fjala “cappuccino” kapuçino përdorej për të quajtur kafenë në vitet ’30 të 1900-ës. Në fakt një shkrimtar francez foli për “cappuccino” kapuçinon në një rrëfim të tij të publikuar më1937 dhe e përditshmja ”La Stampa” e Torinos shruante në atë kohë të njëjtën fjalë në një artikull të publikuar më 1939.
Një hipotezë e hedhur është ajo që lidh origjinën e fjalës me murgun “cappuccino” kapushin Marco D’Aviano, që nga 1680, u bë shumë i afërt me perandorin austriak Leopoldo I.

Bari i parë i dedikuar konsumit të kafesë në Vienë u shfaq në vitin në të cilin murgu Italian mbërriti në Austri, por thirrej “kapuziner” kur Wilhelm Tissot, një shkrimtar gjerman, publikoi recetën e parë zyrtare më 1790, të “Kapuzinerkaffe” (kafe kapuçino).
Në recetën e publikuar nga Tissot, është shkruar që kafeja duhet zierë, pastaj i hidhet kremi, sheqeri ose aromëra dhe për ata që dëshirojnë, mund t’i shtojnë kremin me vezë.

Të dashuruarit pas kafesë do të duan të dinë që në Vjenë, në shekullin XIX dhe në shëkullin XX, termi “cappuccino” kapuçino mbeti i pandryshuar. Ky term përdorej për të përshkruar kafenë me pak qumësht.
Në këtë logjikë, ekspertët italianë bien dakord me faktin që gjermanët kanë shpikur termin dhe e përdorin për të përkufizuar kafenë, por e sqarojnë në çdo rast që kapuçino është një pije italiane dhe kanë të drejtë.

Kapuçinua moderrne është rezultat i zhvillimeve në shekullin e XX e cila përgatitet me makinat e ekspresit, që ngrohin qumshtin dhe prodhojnë shkumën.