Plazhi i Dhërmiut, një nga plazhet më të mëdhenj të bregut jonian, është plazhi më i preferuar nga lexuesit e revistës Class gjatë sondazhit të fundit për vendin bregdetar më të preferuar për të kaluar pushimet. Plazhi i Dhërmiut, një zonë mjaft e frekuentuar vitet e fundit edhe nga personazhet e njohur, është bërë një nga qendrat kryesore të aktiviteteve artistike për argëtimin e të rinjve gjatë periudhës së verës.
Bregdeti i pastër, klima e butë dhe gjelbërimi në disa pjesë të tij i bëjnë të veçanta pushimet aty. Zona është e mbipopulluar me bare, restorante apo edhe pika qëndrimi disaditor. Në bregun e Dhërmiut mund të shijosh rrezet e paradites dhe ujin e kristaltë, por edhe magjinë e perëndimit të diellit në det.

I dyti në listë renditet plazhi i Ksamilit, i cili po ashtu është një zonë me breg të pastër, mjaft e frekuentuar nga të rinjtë dhe familjarët.
Plazhi që preferoni më shumë në Shqipëri
Dhërmi 296
Ksamil 266
Jalë 198
Tjetër 153
Velipojë 143
Borsh 111
Himarë 110
Gjiri i Lalzit 64