Kur është fjala për larjen e rrobave, është mjaft e bezdisur për të gjithë. Por sot le të fokusohemi vetëm te larja e rrobave të zeza, në mënyrë që të eliminojmë në maksimum zbehjen e ngjyrës së tyre (është koha e xhinseve të errëta, mos harro). Gjëja më e keqe është kur xhinset e errëta, por jo vetëm ato, fillojnë të zbehin ngjyrën, veshje pas veshjeje, derisa kthehen në një gri të errët. Pastaj arrin në një situatë të tillë kur veshjet duken 50 për qind me hije gri… E tmerrshme!

Në një bisedë me eksperten e “Tide & Downy”, Mary Johnson, për mënyrën se si duhet t’i ruajmë veshjet e zeza nga venitja e ngjyrës, vijnë disa udhëzime, kryesorja e të gjithave është: “Laji me ujë të ftohtë, ktheji mbrapsht dhe mos i thaj në tharësen elektronike.”

Ok, kjo është mënyra më e thjeshtë e mundshme, por për secilën Mary shpjegon më poshtë:

Mos i laj më shumë se Ò«’duhet: Nuk është e nevojshme t’i lash xhinset më shumë se Ò«’duhet. Kjo është arsyeja kryesore që rrobave të zeza u del ngjyra shpejt. Që të eliminosh larjen e shpeshtë të tyre, pastroji me një sfungjer në vendet ku janë më të ndotura ose në rast se janë bërë shumë pis, me procesin e shkurtër të lavatriÒ«es. Mos harro që veshjet e errëta nuk kanë nevojë të lahen pas Ò«do larjeje, përveÒ« Ò«orapeve e streÒ«eve (sidomos nëse i ruan brenda në gardërobë). Përjashtim këtu bëjnë veshjet e brendshme, Ò«orapet, getat që duhen larë pas Ò«do veshjeje.

Ndaji veshjet delikate: Veshjet e zeza që kanë materiale delikate si këmishët e holla prej mëndafshi, kashmiri apo edhe rrobat e leshta, që janë me pesha të ndryshme, mund të shkarkojnë më shumë bojë se të tjerat, ndaj është mirë që materialet t’i lash më vete. Pa harruar që larjen ta bësh gjithmonë me ujë të ftohtë për të parandaluar zbehjen e ngjyrës.

Ktheji rrobat mbrapsht. Për të ulur zbardhjen edhe nga faktorë të jashtëm si rrezet e diellit, këshillohet që rrobat e zeza t’i kthesh mbrapsht. Kjo do të ndihmojë për të ruajtur ngjyrën në sipërfaqe (ana më e rëndësishme). Tashmë e di që është pikërisht makina larëse fajtorja kryesore e zbehjes së ngjyrës.

Përdor procesin e shkurtër në larje. Shumica e makinave larëse kanë parametra të ndryshëm për kohën në varësi edhe të madhësisë së tyre. Dhe procesin e shkurtër mund ta kenë nga 8 deri në 10 apo 12 minuta. Procesi i shkurtër për rrobat e errëta minimizon zbehjen e shpejtë të rrobave.

Laji gjithmonë me ujë të ftohtë. Temperatura ideale e ujit për larjen e rrobave të zeza është 15.6 deri në 26.7 gradë celsius.

Përdor një pastrues për rrobat e errëta. Në markete ka disa detergjente, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e ngjyrës së errët. Në Ò«do larje, mjaftojnë disa pika solucion dhe veshjet do ta ruajnë ngjyrën e tyre edhe më gjatë.

Elimino tharësen elektronike. Pasi t’i kesh larë, mos e vendos makinën larëse në procesin e tharjes, sepse temperatura e lartë i bën rrobat e zeza edhe më të zbehta.