Larja e rrobave është një nga punët më të bezdisura për të gjithë, por natyrisht, është një punë e pashmangshme që duhet bërë. Jo vetëm për t’i pasur rrobat gjithmonë të pastra, por edhe për t’i bërë ato të jetojnë më gjatë. Që kjo marrëdhënie dashuri – urrejtje me lavatriçen të ndryshojë për mirë, ka një truk që nuk duhet ta anashkaloni. A e dini se lavatriçja ka nevojë për pak shpëlarës goje që përdor zakonisht për gargarë?

Natyrisht, kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të gjithë ata që përdorin lavatriçen më shumë me larje se sa me tharje. Motori i lavatriçes mund të jetojë më gjatë, nëse pas disa larjeje me proces normal, bën edhe një larje tjetër bosh duke shtuar një gjysmë gotë gargarë. Pasi e ke vendosur në procesin normal, e gjithë kjo larje do ta ndihmojë shumë lavtariçen për t’u pastruar dhe për të përmirësuar procesin e larjes.

Këtë teknikë mund ta përdorësh, sidomos pas ndonjë incidenti të vogël kur lavatriçja mund të ngecë gjatë procesit apo kur ka filluar të krijojë një zhurmë të çuditshme si pasojë e mbledhjes së mbeturinave dhe papastërtive që vijnë me ujin e ndotur. Po kështu, kjo metodë zhduk edhe erën e mykut në motor dhe në tubat e lavatriçes.