Pas më shumë se një viti nga debutimi i parë në SHBA, ku tashmë përdoret nga mbi 700 milionë përdorues çdo muaj, Meta AI po lançohet edhe në Europë. Kompania e Mark Zuckerberg ka njoftuar se asistenti inteligjent do të integrohet brenda aplikacioneve të saj gjatë ditëve në vijim.

Si funksionon Meta AI?

Bazuar në modelin më të fundit dhe open-source Llama 3.2, Meta AI është një chatbot inteligjent, i ngjashëm me platformat tashmë të njohura si Gemini i Google apo ChatGPT i OpenAI. Megjithatë, për momentin ka një kufizim të rëndësishëm: mund të gjenerojë vetëm përmbajtje tekstuale, pa mbështetje për imazhe apo video.

Ky asistent mund të ndihmojë përdoruesit në një gamë të gjerë situatash, nga kërkimi i ideve për një mbrëmje mes miqsh, tek organizimi i udhëtimeve apo gjetja e zgjidhjeve për probleme të ndryshme. Falë aksesit të tij në informacionet e internetit, Meta AI synon të bëhet një pikatakimi për të gjitha kërkimet e përdoruesve, duke shmangur nevojën për të përdorur aplikacione të ndryshme.

Si mund të aksesohet Meta AI?

Përdorimi i Meta AI është i thjeshtë:
• Në aplikacionet Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp, do të shfaqet një ikonë e re blu në formë rrethi, që do të lejojë nisjen e një bisede me inteligjencën artificiale.
• Në WhatsApp, Meta AI mund të thirret brenda bisedave në grup duke shtypur @MetaAI ndjekur nga një pyetje ose komandë.
• AI gjithashtu do të sugjerojë përmbajtje interesante nga platformat e Metës, si Reels, postime të miqve dhe llogari të reja për të ndjekur.

Kur dhe ku do të jetë i disponueshëm?

Sipas njoftimit zyrtar, Meta AI do të jetë falas dhe do të mbështesë gjashtë gjuhë. Procesi i shpërndarjes do të nisë këtë javë dhe do të mbulojë mbi 60 vende në Europë dhe Bashkimin Europian, përfshirë edhe Italinë.