1 në 3 njerëz janë duke menduar blerjen një makine elektrike...

Ka më shumë makina elektrike se kurrë, me afro 100 modele të vitit 2024 ose 2025 që pritet të dalin në shitje deri në fund të vitit.

Në një bisedë me drejtuesit e Flux Fusion Albania dolëm në konluzionin se përpara se të investoni në një makinë elektrike, është e rëndësishme të merrni parasysh disa faktorë kyç, sidomos sa i përket mirëmbajtjes dhe shërbimit teknik.

Për bizneset që përdorin makina elektrike, nevoja për një servis të specializuar është thelbësore për të siguruar që flota të mbetet funksionale dhe efikase.

Nuk mjafton vetëm të zgjedhësh një makinë elektrike!

Janë 5 pika që duhet të dini përpara blerjes së një makine elektrike sipas Flux Fusion:

Infrastruktura e karikimit

Një nga faktorët kryesorë që duhet të merrni parasysh është infrastruktura e karikimit. Sigurohuni që keni qasje në stacione karikimi të përshtatshme, si në shtëpi ashtu edhe në rrugët e qytetit. Për bizneset me një flotë makinash elektrike, investimi në pika të brendshme karikimi mund të jetë një zgjidhje më efiçente.

Kostoja e mirëmbajtjes dhe rëndësia e servisit të duhur

Edhe pse makinat elektrike kanë më pak pjesë mekanike në krahasim me ato me motor me djegie, ato kërkojnë mirëmbajtje të specializuar. Bateritë, sistemi elektronik dhe softueri duhet të inspektohen dhe mirëmbahen rregullisht.

Flux Fusion është kompania e vetme në Shqipëri që, përveç modeleve më të fundit të makinave elektrike, ka dhe një servis të specializuar për:

Diagnozën dhe mirëmbajtjen e baterisë

Pjesa më e kushtueshme e një makine elektrike është bateria, dhe kujdesi i duhur mund të zgjasë jetën e saj. Në servisin e Flux Fusion vlerësohet performanca e baterisë dhe të gjithë sistemit elektrik, duke përshirë edhe motorët elektrikë dhe njësitë e kontrollit elektronik (ECU).

Kontroll periodik çdo 10,000 km

Në Flux Fusion ekzekutohet një kontroll i plotë për të siguruar që të gjitha sistemet të funksionojnë si duhet dhe automjeti juaj të jetë i gatshëm për rrugë.

Diagnoza e sistemeve të sigurisë

Në ambjentet e Flux Fusion konstatuam se testohet dhe verifikohet funksionimi i sistemeve të ndihmës për drejtimin dhe sigurinë si edhe përdorimi i pajisjeve të avancuara për të analizuar çdo kod gabimi të problemeve të mundshme.

Një nga sfidat kryesore me makinat elektrike është gjetja e serviseve të specializuara, por nëpërmjet Flux Fusion është arritur dhe kjo zgjidhje në vend.

Në shumë vende, serviset tradicionale ende nuk janë të pajisura për të trajtuar problemet e makinave elektrike, gjë që mund të shkaktojë vonesa dhe kosto të larta riparimi.

Për bizneset, lidhja me një servis të certifikuar është e domosdoshme për të siguruar efikasitet dhe jetëgjatësi për flotën e tyre!

Për më shumë informacion klikoni në Flux Fusion :)