Sot shpenzoni 10 minuta nga koha juaj, për të përgatitur një liker që do ju shoqërojë në mbrëmjet e nxehta të verës.
Përbërësit:
1 kile vishnje
1 kile konjak
700 gr sheqer
1 lugë kafeje kanellë
2-3 karafil
Përgatitja:
Lajini mirë vishnjet duke iu hequr bishtat dhe lerini të kullojnë. Më pas në një vazo qelqi vendosni një shtresë vishnje, një shtresë sheqer deri sa të mbarohen dhe mbyllni mirë kapakun. Vazon lereni 20 ditë në diell dhe gjatë kësaj periudhe tundeni 2-3 herë pa e hapur kapakun.
Pasi të kalojnë ditët shtoni konjakun dhe errëzat (kanellën dhe karafilin) dhe trazojini mirë derisa të tretet sheqeri. Vazon lereni për 20 ditë të tjera në diell, duke përsëritur të njëjtën procedurë.
Kur likeri të jetë gati kullojeni në një sitë të hollë.
Sa më i fortë të jetë konjaku që keni përdorur, aq më i fortë do të jetë dhe likeri.