Miriam Cani do të jetë pjesë e jurisë në edicionin e katërt të X Factor Albania. Mbrëmjen e së hënës kanë filluar audicionet për fazën e parë të këtij talent show dhe këngëtarja e dashur e publikut ka qenë pjesë e jurisë. Menjëherë filluan zërat nëse është anëtarja e re e jurisë apo është vetëm e ftuar, siç ka ndodhur gjatë puntatave të kësaj faze. Por Miriam Cani do të jetë trajnerja e re e edicionit të katërt të X Factor. Kështu, të konfirmuar si trajnerë të jurisë në këtë sezon janë: Pandi Laço, Alban Skënderaj, Miriam Cani dhe… kush do të jetë i katërti?
Ndërkohë, konkurrentët që kaluan fazën e parë mbrëmjen e së hënës janë: Oresta Dibra, Edmond Bytyci, Megi Karamani, Besar Dauti, Doruntina Hajdini, Virxhinia, Anita Jashari, Flutura Beqiraj, Meirsa Skendaj, Olsi Filo, Leotrim Gervalla, Edea Demaliaj dhe Brunets.