Nga e enjtja te dielen ora 19:00 ne skenen e TKE "Spahivogli" do te vazhdoje komedia "Genjeshter pas genjeshtre" e cila do te jete ne skene cdo te enejte, te premte, te shtune dhe te diel deri me 28 Shkurt 2016.
Autor : Anthony Neilson
Regjia: Qëndrim Rijani
Kostumografe: Sofi Kara
Skenograf : Beqo Nanaj
Aktorë: Mehmet Xhelili, Genc Fuga, Sotiraq Bratko, Ermira Gjata, Adriana Tolka, Andi Begolli, Dasara Xhangolli
Premiera ishte më datë 16 Janar 2016, ora 19:00.
Gënjeshtër pas gënjeshtre është një vepër në mes vargjeve të së cilës jemi përpjekur që të zberthejmë ato të vërteta tronditëse të cilat n’a thuhen përmes gënjeshtrave që vijnë njëra pas tjetrës, e që në tërësi formojnë një gënjeshtër të madhe që tek ne transmetohet nga dy policë, të udhëhequr nga paaftësia për të thënë një të “vërtetë” të dhimbëshme. Të gjith 'përallën' e transformojnë në një ngatëresë të madhe situatash, sa komike po aq intriguese për lojë me ndjenjat e shikuesit, publikut.
Ata vijnë për t’ju dhënë lajmin e vdekjes së vajzës së tyre një çifti pleqësh dhe karakteret e tyre “luftarak” mes të mirës dhe të keqes ku në vetëvete i ngatëron përjetimi (keqkuptimi) i çift-it të cilët mendojnë se ju ka vdekur qeni. E gjith kjo përkthehet në një lojë ndjenjash 'Mes jetës së njeriut si qen dhe jetës së një qeni si njeri.
Një linjë tjetër vjen përmes personazhit të Gronias e cila përfaqëson revolucionarët tipik që marrin mbi supe luftën ndaj të keqes shoqërore dhe të keqes që kanë marrë përsipër t’a luftojnë duke e idealizuar vetëveten duke patur po atë të keqe mbrenda vehtes.
Aty diku paraqitet edhe një prift si përfaqësues i moralit të pastër dhe mban mbi supe të gjith imoralitetin shoqërorë. Mes ngatëresash të mëdha që prodhojnë pa fund situata komike, tek ne si një grusht ballit vijnë të “fshehtat” apo të “vërtetat” e asaj që quhet apo nuk quhet dashuri e vërtetë, e një çifti që ka një jetë që jetojnë si burrë e grua.
Vet përralla të cilën do t’a ndiqni sado e largët gjeografikisht që duket, është po aq e afërt emocionalisht me ndodhitë e jetës tonë të përditëshme.
A vret më shumë një e vërtëtë apo një gënjeshtër!? A është më e dhimbëshme një e vërtetë apo një gënjeshtër e sajuar për të mbuluar një të vërtetë!? A duhet qëndruar besnik gjithmonë të vërtetës, apo ja vlen që të zbusim dhembjen e së vërtetës, me sajime gënjeshtrash të bardha!? A vlen më shumë racionaliteti mbi detyrën e dhënë. Apo vullneti për të qenë gjithmonë i mirë n’a tjetërson detyrën. Këto janë vetëm disa nga pikëpyetjet që ne jemi munduar të ngrejmë në këtë komedi – “situate” të cilën jo pak e shoqëron e zeza nga përbrënda. Pikëpyetje këto të cilat shpresojmë që publiku do t’i shoqërojë me përgjigjeje në duartrokitjen e fundit.