A po rikthehen vetullat e holla të viteve '90 sërish në modë?

Nga Class 13 July 2026

A po rikthehen vetullat e holla të viteve '90 sërish në

Nuk është sekret: vitet ’90 janë rikthyer në modë, duke fituar çdo ditë e më shumë terren. Ndërsa ka tendenca që ne jemi të lumtur t’i provojmë, ka edhe disa që shpresojmë se nuk do t’i shohim më kurrë. Mes tyre janë padyshim pantallonat e ulëta dhe vetullat e holla.

Në veçanti Gen Z është ai që duket se shfaq entuziazmin më të madh për trendet e asaj kohe, duke shfaqur veshjet dhe grimin me këtë estetikë në TikTok dhe Instagram.

Pra, vetullat e holla janë ato që duket se po rritet ngadalë në popullaritet, por për fat si të gjitha trendet, edhe kjo po kthehet paksa ndryshe. Vetullat e holla që janë në trend tani janë të holla, por jo shumë të shtrira.

Megjithatë, duke qenë se është e vështirë të ndryshoni trashësinë dhe formën e vetullave në mënyrë të vazhdueshme, ju këshillojmë që thjesht të tregoni vetullat tuaja natyrale, pa ekzagjerim në asnjërën anë.

Nëse e keni të vështirë të pranoni vetullat tuaja të holla, shikoni Bella Hadid, Iris Law, Lila Moss dhe Gabriette dhe ndoshta do t’i doni ato. Në fund të fundit, është trendi i radhës në rritje në fushën e bukurisë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon